Shkodër/ Po ndërtonte 4 kabina pa leje për turizëm në Bogë, arrestohet 30-vjeçari

17 Mars, 10:12| Përditesimi: 17 Mars, 10:22

  • Share

SHKODËR- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Malësisë së Madhe pasi është kapur duke ndërtuar pa leje në Bogë, zonë kjo e mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi.

Policia thotë se u vu në pranga A.B, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën. 

'Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.   

Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?