Kronikë

Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, arrestohen 11 punëtorët, shpallet në kërkim investitori! Nën hetim 2 inspetorë të IKMT

29 Tetor 2021, 10:14| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 13:53

  • Share

11 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilët investitori nuk kishte marrë leje, janë arrestuar sot nga policia.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil  Zhima, Murat  Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis  Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.

Po ashtu bëhet me dije se janë vënë nën hetim edhe dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se në të gjithë vendin vijon operacioni 'Bregdeti ynë', për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2021 00:29

    Faji i punetoreve eshte qe nuk i kane kerkuar pronarit t'ju tregoje lejen e ndertimit.Kur shkoni neper zyra, mund te shihni te varura ne mure diplomat,certifikatat dhe licensat e zyrtareve.Paraqitja e tyre nuk tregon vetem arritjet dhe aftesite e te zoteve ,por dhe qe biznesi,detyra,apo puna qe bejne eshte legjit,sipas rregullave te shtetit.E njejta gje, vlen dhe per ata qe ndertojne.Punetoreve, duhet t'ju tregohet,ose vete ata duhet t'ua kerkojne punedhenesve lejen e ndertimit,perndryshe mund te prangosen si ne kete rast,ose te tjere te ngjashem, qe kane ndodhur me pare.Shume mund te mos pyesin per nje hollesi te tille,te paturit e nje pune dhe ushqimi i familjes, mund t'i beje te mbyllin syte,te tjeret mund t'a bejne nga padituria.Dhe keshtu, ne vend t'i shpien familjes leket e rroges,e perkeqesojne me teper situaten e familjes dhe te tyren,duke perfunduar ne burg.

    Përgjigju
  • Aida: 29/10/2021 17:50

    Po pse mor plehra, punetoret e kane fajin? Pse nuk fusni brenda kryetaret e bashkive e te policise qe i lejojne keto ndertime?

    Përgjigju
  • vjeshta: 29/10/2021 11:53

    U lumtë policia! Ne punëtorët duam që të arrestoni. Peshku nga koka qelbet. Dihet që koka e korrupsionit në Shqipëri punëtorët janë!????????????

    Përgjigju
  • Nisi: 29/10/2021 11:19

    Emrat e inspektoreve jan te njohura, para ca muaj ishin arrestuar prap

    Përgjigju
    • Bossi: 29/10/2021 13:19

      Tamam

  • vaso: 29/10/2021 10:54

    Realitet shqipetar, futen ne burg ata qe punojne per buken e gojes dhe lihen te lire peshkaqenet turpet e drejtesise nuk kane te sosur.

    Përgjigju
    • Arbëri: 29/10/2021 17:56

      Pushteti është i qelbur në kokë

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?