Protestë në Madhesh

"Po na merr ujin që kemi për të jetuar', banorët në Mat protestë kundër kryetarit të Bashkisë për ndërtimin e 'HEC Madhesh'

22 Gusht 2022, 12:58
  • Share

Dhjetëra banorë dhe ish-banorë të zonës së Madheshit dhe zonës përreth në Mat, dolën në proteste këtë të hënë  kundër ndërtimit të hidrocentralit me po të njëjtin emër, “HEC Madhesh”.

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, pasi sipas tyre së bashku me vëllain me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është i vetmja mundësi për të jetuar.

Komuniteti i kësaj zone shprehet i vendosur për të vijuar rezistencën, me qëllim mbrojtjen e territorit ku ata kanë ndërtuar jetën.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?