'Po na fal sot moj zemër', pronarja i lutet polices bashkiake! Lokale të hapura vijojnë aktivitetin në Tiranë (VIDEO)

6 Prill 2020, 14:07| Përditesimi: 6 Prill 2020, 15:34

  • Share

Edhe pse rrezikojnë gjobë të majme, sidomos pas paralajmërimeve të fundit se masat do ashpërsohen, ka sërish lokale që rrinë hapur në kryeqytet. Njërin prej tyre është shumë vështirë për ta dalluar, pasi qepeni është i mbyllur, por pronaria i ka mundësuar klientëve që të futen nga pas.

Siç shihet edhe nga video policia bashkiake e gjen mënyrën për t'u futur dhe pasi i kap 'mat' pronarja dëgjohet duke iu drejtuar: 'Po na falni moj zemër sot', thotë pronarja. Gjithsesi policia vijon dhe duket që klientet janë kapur të papërgatitur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.

Sakaq një tjetër lokal në kryeqytet ka vijuar të jetë i hapur pavarësisht njoftimeve të shumta për t'i mbyllur. Edhe pse me gjysmë qepeni ai vijonte normalisht aktivitetin, me klientët të cilin si gjithmonë kishin ardhur aty. Në momenti që policia hyn brenda personi që ndodhet në banak afrohet, me siguri për t'u justifikuar.

Sakaq nuk mungojnë edhe rastet e mos ndërgjegjësimit. Një tjetër video tregon se si disa banor të një zone në Tiranë largohen me shpejtësi menjëherë sapo shohin makinën e policisë bashkiake të Tiranës. Ata ia mbathin me të katërta në rrugicat e një lagjeje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2020 04:04

    Keta do lejojne marjuanen mjekesore!?Ha,ha,ha.Smbyllni dot restorantet.Nuk jeni gati per asgje.Kafen e pite,gjoben e hengret,koronen e morret ,tani shkoni ne shtepi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?