Presidenti Bajram Begaj

Po me Bajramin e shkretë çfarë patët?

16 Gusht 2022, 12:32| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 12:35

  • Share

Që prej ditës kur Edi Rama përmendi emrin e tij, si presidenti i ardhshëm i vendit, Bajram Begaj u vu nën një sulm të egër, ende pa bërë apo thënë asgjë!

I nxorrën një foto me brekë në plazh, e paraqitën si një njeri dede, si shërbëtor të Ramës dhe ushtar të bindur, paçka se më gradë ishte gjeneral.

Pastaj sapo u zgodh president, turmat e Berishës dhe Metës i shkuan tek zyra e i kërkonin llogari për vdekjen e një vajze, a thua ai është kryepolici i vendit e jo president, dhe i kërkonin të dilte e të fliste kundër Edi Ramës dhe Policisë.

Ndërsa tani, teksa ndodhet në Kosovë, në vizitën e parë të tij zyrtare, janë hedhur në sulm dhe i kërkojnë të flasë me gjuhën e Ilir Metës dhe Sali Berishës, kundër “Ballkanit të Hapur”, vetëm pse kjo është një nismë që mbështetet nga Edi Rama.

Epo ndoshta duhet të kuptoni, se Bajrami i shkretë nuk iu ndihmon dot në luftën tuaj kundër Edi Ramës.

Nuk ju ndihmon dot, se as nuk mund të bëjë dot kamikazin, si paraardhësi i tij në Presidencë, por as ka ndonjë arsye ta bëjë këtë gjë.

Lufta juaj me Ramën, nuk është as arsye dhe as argument, që Bajram Begaj të dalë kundër atij, që në fund të fundit e zgjodhi president, ndërsa ju që i kërkoni “ndihmë”, as nuk e votuat fare.

Ndaj nëse prisni që Bajrami të bëjë luftën tuaj, keni ngatërruar njeri.      

Se jo për gjë, por nëse nuk i bëtë dot gjë Ramës këto 5 vite me këtë “çunin e Pazarit të Ri”, që të thyen në mes, mos prisni ta mundni me Bajramin nga Rrogozhina.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juristi: 16/08/2022 13:34

    Shkrimi eshte i drejte, po edhe reagimet nuk mund te thuhet se jane pa baza. Menyra si u zgjodh vetem me votat e mazhorances ne raundin e katert, tregoj qe Rama donte ne presidenc nje njeriun e tij, ji nje perfaqesues gjitheperfshires Koha ka treguar qe asnje nga te zgjedhurit dhe te emeruarit e tij nuk kane treguar integritet, ata qe jane munduar mos te binden verberisht, jane flakur tutje. Fakti qe rama ka zaptuar te gjitha pushtetet me propabilitet te ben te kuptosh qe presidenti eshte nje ushtar i tij, ky eshte nje njeri i dal nga hici qe as ka bere asgje per vendin, nuk ka ndonje karrjer te spikatur profesionale me baze aftesit e tij. Megjithate duhet pritur te vihet ne prove, po gjasat jane qe sdo kemi "kokra".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?