Derbi i çmendur! Tirana përmbys Partizanin dhe e shkatërron 5-1! Spektakël në tribuna (VIDEO)

28 Shkurt 2020, 19:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 23:09

  • Share

Tirana ka shkatërruar në derbi 5-1 Partizanin, duke marrë një trepikësh shumë të vlefshëm në luftën për titull kampion. Gjithsesi për sfidën kishte shumë kontestime pasi Tirana mori dy penallti dhe Partizani u ndëshkua në minutën e 14 me karton të kuq.

Ora 20:59
Derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani në FOTO
Ora 20:57
Tirana nuk ka mëshirë, shuplakë Partizanit në derbi (VIDEO)


Tirana nuk u ka mëshirë. Ekipi bardheblu shënoi edhe dy herë të tjera në fund me Ernest Mucin në minutën e 82 dhe 90 duke i çuar shifrat në 5-1.

Ora 20:30
Autogol nga Partizani, Tirana vulos fitoren në derbi (VIDEO)

Pas dy rrjetave të Bathës për Tiranën, Idrizaj i Partizanit shënoi autogol në portën e tij në minutën e 63 duke e dërguar rezultatin në 3-1 për Tiranën.

Ora 19:25
Çfarë derbi....Tirana përmbys Partizanin për 3 minuta (VIDEO)


Nuk ndalet Tirana. Tre minuta, pasi Batha ktheu në gol penalltinë e parë, Telushi shkakton një tjetër faull që për gjyqtarin ishte penallti, të cilin sërish Batha e dërgoi në rrjetë.

Ora 19:19
Tirana barazon derbin me penallti, Partizani me një lojtar më pak (VIDEO)

Partizani e nisi derbin me gol, pasi William shënoi në minutën e 2, por avantazhi zgjati shumë pak, pasi Tirana barazoi në minutën e 16 me penalltinë, që ktheu në gol Batha, ndërsa Bitri që shkaktoi faullin doli me karton te kuq. 

 

Ora 19:18
Derbi vijon, ultrasit e kuq ende jashtë stadiumit, pasi policia kërkon kartën e identitetit (FOTO)

E ndërsa ndeshja filloi në orën 19:00 për shkak se policia këmbëngul se tifozët duhet të futen vetëm me ID, shumë prej tyre, ultras të Partizanit kanë mbetur jashtë pasi nuk e pranojnë këtë kusht.

Ora 19:10
'Një shekull'! Koreografitë e ultrasve të dy tifozerive, i vendosin 'flakën' stadiumit në derbi (VIDEO)

Tifozët janë pjesa më e bukur e derbit të kryeqytetit që nuk mungojnë asnjëherë me koreografitë e mrekullueshme në tribunat e stadiumit. Tifozët bardhelu shpalosën një banderolë të madhe me mbishkrimin 'Një shekull', pasi klubi feston 100 vjetorin e krijimit këtë vit dhe shpresa është e madhe për titullin kampion.

1582914592_stadiumi.jpg

Komento

Komente

  • Miri: 29/02/2020 07:21

    Do i shqyejne bythen Vlores siç ja kanë shqyere gjithnjë

    Përgjigju
  • Partizoni: 28/02/2020 21:47

    Me t rraf bajgat si me t q.. breshka

    Përgjigju
  • Arturi: 28/02/2020 21:42

    Tirana eshte bere si kombetarja e frances ,,vetem jevgj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?