VIDEO/Po luante me punëtorët, vetëplagoset pa dashje me armë pronari i karburantit në Berat (EMRI)

29 Nëntor 2020, 21:22| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 21:33

  • Share

BERAT- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Pronari i një karburanti është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. Mësohet se 37-vjeçari ka qenë duke luajtur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje. Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit në karburant.

1606681453_Screenshot1001.jpg

Karburanti ku ndodhi ngjarja

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 29/11/2020 23:44

    Lojra pronari. Sa loqe ai dhe sa loqe ju qe e publikoni.

    Përgjigju
  • KapoKapllani: 29/11/2020 23:21

    Desh e paska nxjerre dhe syrin tjeter Melamini! Hahaha

    Përgjigju
  • Cilit punetor ja kishte drejtuar koburen?: 29/11/2020 21:48

    Po luante me kobure me punetoret??? Dhe plagosi vehten..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?