Kronikë

Po luanin duke ndezur sfungjerë, dy fëmijë i vënë flakën një automjeti të parkuar në Vlorë (VIDEO)

1 Maj 2021, 11:34| Përditesimi: 1 Maj 2021, 11:37

  • Share

Një makinë është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ku mjeti tip "Renault", pronari i së cilës nuk është identifikuar, ka qenë i parkuar.

Mësohet se automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.

"Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?