Foto ilustruese

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje të moshuarin në Kavajë! Në pranga shoferi 29-vjeçar

24 Qershor 2023, 15:46| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:48

  • Share

Një aksident i rëndë, u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor “Kavajë-Mali i Robit”, ku për pasojë humbi jetën një 80-vjeçar, i cili po ecte me biçikletë. Ndërsa shoferi u prangos.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, ku makina me drejtues 29-vjeçarin me iniciale S. K., përplasi për vdekje një të moshuar i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga përplasja i moshuari Y. L. 80 vjeç, ka humbur jetën, për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?