Po lëviznin me 85 kg kanabis brenda ‘Audi-t’, trafikantët braktisin mjetin! Njëri në pranga, tjetri në kërkim në Fier

21 Dhjetor 2022, 11:13| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:46

  • Share

85 kilogramë kanabis janë kapur gjatë një operacioni antidrogë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Lënda narkotike e cila ishte e ndarë në 3 thasë u gjet brenda një makinë tip “Audi Q7” me të cilën po udhëtonin dy të rinj, Armando Tërnova, 25-vjeç dhe Nehat Rizvani, 31-vjeç.

Teksa diktuan se ishin duke u ndjekur nga policia, 2 të rinjtë braktisën makinën dhe u larguan. Pas kësaj efektivët u vunë në ndjekje ku në fshatin Hamil ata arritën të kapnin dhe arrestonin 25-vjeçarin Tërnova, por bashkëpunëtori i tij, i cili drejtonte makinën ku u gjet droga, 31-vjeçari Rizvani, i iku policisë.

I riu është shpallur në kërkim dhe po vijon puna nga autoritetet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?