Po kultivonte lëndë narkotike në një shtëpi të braktisur në Memaliaj, arrestohet 50 vjeçari

27 Gusht 2020, 08:22| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 08:23

  • Share

TEPELENË- Një 50 vjeçar nga fshati Memaliaj është arrestuar për kultivim kanabisi. Pas përdorimit të dronit nga policia në pjesën verilindore të Tepelenës, u zbuluan sasitë e kanabisit të  mbjellë në një banesë të braktisur.

Sipas informacioneve, policia ka arrestuar 50 vjeçarin Pajtim Baka. Në banesën e braktisur janë gjetur dhjetëra bimë rrënjë kanabisi të mbjella në kuti plastike, shumica e të cilave të pa ekspozuara në diell.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?