Teli Mustafellari dhe makina

Bota

Po kthehej nga puna, 32-vjeçari shqiptar në Itali përplaset me kamionin, ndërron jetë në vend

29 Tetor 2021, 16:09| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 16:21

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave italiane, viktima është Teli Mustafellari, 32-vjeç. I riu shqiptar po kthehej nga puna, kur u përplas me një kamion.

Makina me të cilën udhëtonte humbi kontrollin në një kthesë dhe i doli para kamionit, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë, sa makina u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën dy autoambulanca, forcat zjarrfikëse si dhe policia lokale, por ndërhyrja për fat të keq ishte e panevojshme, pasi i shqiptari kishte ndërruar jetë.

Vendi ku u përplasën makinat

Teli Mustalfeter jetonte në Campagna di Lonato, disa qindra metra larg vendit të aksidentit tragjik. I tronditur, por i padëmtuar drejtuesi i mjetit të rëndë, i cili njoftoi ambulancën tha se nuk mund të bënte asgjë për të shmangur Audin që u gjend përballë. Hetimet për dinamikën janë në vazhdim.

Viktima Teli Mustafellari 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?