Serxho Sula

Po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së futbollit, aksidentohet për vdekje 26-vjeçari shqiptar në Greqi

25 Shkurt, 20:30| Përditesimi: 25 Shkurt, 20:34

  • Share

Një i ri shqiptar ka humbur jetën një një aksident të rëndë automobilistik në aksin Seksklou -Volos në Greqi.

26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej në shtëpi nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur e ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët, raportojnë mediet greke.

Një ambulancë mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?