Foto ilustruese

Po kthehej në shtëpi, grabitet kambisti në Prrenjas! Shoqërohen 8 persona

28 Gusht 2020, 23:00| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 08:16

  • Share

PRRENJAS- Një kambist ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të premte në Prenjas. Kambisti ishte duke u kthyer në shtëpi, teksa persona ende të paidentifikuar i kanë marrë lekët me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas. Kambisti Besmir Shegani ka deklaruar në polici se i janë grabitur me dhunë një sasi e konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katjel në Përrenjas.

Në deklaratën e tij në polici, Besmir Shegani është shprehur se i kanë vjedhur 10 milion lekë të vjetra.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 8 persona, teksa vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit për të kapur autorët.

Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.  shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?