Kronikë

Po kryenin punime në lumin Gjanica, punonjësit gjejnë predha luftarake që përkasin Luftës së Dytë Botërore

22 Qershor 2021, 21:46| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 21:49

  • Share

Disa predha luftarake që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore janë gjetur gjatë punimeve përgjatë lumit Gjanica në qytetin e Fierit

Predhat janë gjetur pranë disa banesave në afërsi të Urës së Sheqit .Punonjësit që kryejnë punimet për sistemin e brigjeve të lumit Gjanica dhe rehabilitimit të këtij segmenti pasi kanë parë predhat, kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka njoftuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga ekipet speciale të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të bëhen procedurat e zhvendosjes së predhave për të vijuar më pas me demontimin e tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?