Efektivët duke pirë birra

Po konsumonin birra me uniformë në orar të punës në një lokal, nis hetimi ndaj dy efektivëve të policisë

9 Maj 2023, 19:21| Përditesimi: 9 Maj 2023, 19:23

  • Share

Policia e Tiranës ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të policisë të cilët u filmuan teksa po pinin birrë në një lokal në orarin e punës.

Foto e dy efektivëve të policisë Rrugore në Tiranë, u publikuan në mediat social, ku thuhej se fill pasi gjobitën drejtuesin e një mjeti u ulën për pirë birrë.

‘Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?