Bota

Po kërcente e lumtur kur pa zjarrin në kuzhinë, vogëlushja 4-vjeçare shpëtoi shtëpinë nga përfshirja flakëve (VIDEO)

1 Korrik 2021, 16:52| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 16:56

  • Share

Videoja e vogëlushes trime e cila shpëtoi shtëpinë e saj nga përfshirja flakëve po bën xhiron e rrjetit.

Amelia Jermyn, vetëm 4-vjeç teksa po kërcente e lumtur, vuri re se në kuzhinën e shtëpisë së saj sapo kishte filluar të ndizej një zjarr.

Vogëlushja “sypatrembur” iu afrua flakës, i dha vetes pak sekonda për të marrë një vendim dhe duke fërkuar kokën në mënyrën më të lezetshme vendosi të lajmëroi babin me vrap për të fikur zjarrin.

Disa momente më pas, u shfaq babai i saj, i cili pavarësisht panikut që e “pushtoi” mori pajisjen e kuzhinës e cila kishte marrë flakë dhe më pas u rikthye për t’i hedhur uji zjarrit në mënyrë qe të shuhej.

Në videon e cila u regjistrua nga kamerat e sigurisë së shtëpisë, e dukshme është reja gjithëpërfshirëse që mbuloi të gjithë dhomën nga tymi i zjarrit.

Videon e “shpëtimit” e postoi babai i vogëlushes në rrjetin e tij social Instagram.
“Vajza ime shpëtoi shtëpinë tonë. Ajo është një hero sot”, shkruan ai.

Njerëzit në internet po adhurojnë vogëlushen e cila veproi me shpejtësi dhe zgjuarsi!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?