Kronikë

Po kalonte rrugën për të hyrë në Universitin e Korçës, makina përplas studenten! Arrestohet shoferi i mjetit

29 Tetor 2021, 08:59| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 21:39

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi në automjet tip “Benz” ka përplasur një studente 18-vjeçare L.B në afërsi të Universitetit Fan Noli.

Gjithçka ndodhi teksa e reja po kalonte rrugën në vijat e bardha për të hyrë në Universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar shoferin e mjetit. 38 vjeçari, Ilir Dhami është arrestuar disa orë më parë, pasi përplasi një studente e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip benz me të cilin përplasi 18 vjeçaren.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?