Po kalonte rrugën me biçikletë, shoferi përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

14 Qershor, 09:19| Përditesimi: 14 Qershor, 14:59

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj te premte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’ark’ në afërsi të Shkozës.

Sipas burimeve një mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Soloki i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuara ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga përplasja për shkak edhe të moshës.

Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com dhe Report Tv, i moshuari nuk ka qenë në korsinë e biçikletës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: