Po kalonin me furgon 4735 kg ‘Guda’ kontrabandë në Qafëbotë për ta tregtuar në Shqipëri, arrestohen 3 presona, njeri prej tyre doganier

13 Mars 2022, 18:01| Përditesimi: 13 Mars 2022, 18:08

  • Share

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastës, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin fusnin djathë “Guda” në territorin e vendit tonë me qëllim për ta tregtuar.

K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafëbotë.), u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë - Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se K. B. në bashkëpunim me J. H., kanë kaluar këtë sasi malli të nënprodukteve të qumështit nëpërmjet Pikës Doganore Qafëbotë pa kryer veprimet përkatëse. Gjithashtu dyshohet se D. D., me detyrë doganier ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar këta shtetas për të mos kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan malli ushqimor dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Fshehja e të ardhurave ", "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorim i detyrës".

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 15/03/2022 23:16

    Po të ishte axha Enver,nuk kishë pranu me jetu me bukën e huaj,asë djathin se kishte mar falas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?