Te burgosur në burgun e Tiranës

Politikë

Po humb gjithë Qarkun, por PD i fiton 2 burgjet e Tiranës, Lulzim Basha merr besimin e të burgosurve

27 Prill 2021, 13:05| Përditesimi: 27 Prill 2021, 18:01

  • Share

Partia Demokratike e ka arritur një fitore ‘të rëndësishme’ në Tiranë. Në Njësinë 9 në kryeqytet 2 qendrat e votimit në burgjet 302 dhe 313 i kanë dhënë besimin PD-së në këto zgjedhje.

Edhe pse ka humbur thuajse në të gjithë Shqipërinë Lulzim Basha ka marrë besimin e të burgosurve të kryeqytetit.

Në qendrën e Votimit 1967, që i përket burgut 302 në Tiranë, Partia Demokratike ka marrë 67 vota ose 53.60% të besimit të burgosurve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit në kryeqytet duke shënuar një rritje nga zgjedhjet e 2017 që mori 38 vota ose 42.22 % të tyre. Ndërsa PS ka marrë në qendrën e votimit të burgut 302 në Tiranë 43 vota e përkthyer në 34.40 %. 

LSI ka marrë vetëm 7 vota ose 5.6 % duke shënuar një rënie të konsiderueshme edhe në institucionet e burgut, ku në 2017 ka marrë 12.22 % ose 11 vota. Forcë e 4 në këtë qendër votimi ka dalë PSD e Tom Doshit duke marrë 4 %  ose 5 vota dhe  2 vota në burgun 302 në Tiranë kanë shkuar për kandidatin e pavarur Bojken Abazin.

Në qendrën tjetër të votimit, në atë 1967/1 që korrespondon me burgun 313, akoma dhe më i thellë ka qenë rezultati i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim.  Demokratët kanë marrë 127 vota ose 53.1% të votave, ndërsa Partia Socialiste merr 83 vota ose 34.7% të votave. LSI ka marrë 22 vota ose 9.2% me PSD-në që edhe pse ka një super rezultat në rang kombëtar në burgun 313 ka marrë vetëm 4 vota, ose 1.67%.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 27/04/2021 13:59

    PD ja mate tollumin

    Përgjigju
  • XXX: 27/04/2021 13:31

    Normal vetem burgaxhinjte duan Lulushken dhe PD.

    Përgjigju
    • Pietro: 27/04/2021 16:21

      Kjo tregon se me burg akoma jane ato qe I ka fut Rivdekja per energjiine elektrike shoku Boleino

    • Era: 27/04/2021 15:36

      Shume domethenese kjo: me siguri votuesit jane perkrahes dhe mbeshtetes te asaj force politike, te PD-se. Cfare tregon kjo??!!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?