Po hiqte zbukurimet e festave në qytetin e Korçës, punonjësi i bashkisë bie nga vinçi

25 Janar 2021, 17:51| Përditesimi: 25 Janar 2021, 17:54

  • Share

Një punonjës në Bashkinë e Korçës, ka rënë aksidentalisht duke punuar për të hequr zbukurimet e qytetit.

Sipas burimeve punonjësi ka qenë duke punuar në vinç, ndërsa nga pakujdesia ka rrëshqitur duke marrë disa dëmtime të lehta në trup.

Menjëherë pas ngjarjes punonjësi është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?