Policia e Elbasanit

Kronikë

Po gjobisnin pronarin e lokalit se theu masat anti-COVID, klientët dhunuan policët, në pranga 3 persona në Elbasan

15 Gusht 2021, 14:26| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 14:28

  • Share

Teksa kontrollet për zbatimin e masave anti-COVID dhe qetësinë publike vazhdojnë, policia identifikoi një tjetër rast në Elbasan.

Sapo policia konstatoi se lokali në pronësi të vijonte i hapur dhe me muzikë pas orarit të lejuar, menjëherë shkoi për ta gjobitur me masën administrative të caktuar, por 3 klientë të cilët ndodheshin aty u përpoqën ta ndalonin duke ushtruar dhune ndaj efektivëve.

Në pranga janë vënë Jani Tafani, 52 vjeç,Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 ndaj të cilëve rëndon akuza e "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Pronari i lokalit i cili u kap duke shkelur masat anti-COVID, mori gjobën prej 1.000.000 lekësh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?