Kronikë

Po futej në Shqipëri me 5.1 kg heroinë në pikën kufitare të Morinës, vihet në pranga 42 vjeçari

27 Shtator 2022, 10:51| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 10:57

  • Share

KUKËS- Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi është kapur duke futur drejt Shqipërisë 5.1 kg heroinë.

Gjatë kontrollit të kryer në makinën tip ‘Golf 6’, që drejtohej nga Abdullah Ahmeti alias Abdullah Jashari, në vijën e dytë të pikës kufitare, policia gjeti në një çantë 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Ndërsa 42-vjeçari, banues në Preshevë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". 

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?