Bota

Po fikte zjarret, bie në Turqi avioni rus me 8 persona në bord, humbin jetën të tetë (VIDEO)

14 Gusht 2021, 16:39| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 16:56

  • Share

Një avion zjarrfikës i marrë me qira nga Rusia është rrëzuar në jug të Turqisë. Pesë ushtarë rusë dhe tre shtetas turq ishin në bord. Të tetë personat janë të vdekur, sipas raporteve të mediave që citojnë ministrinë ruse të mbrojtjes.

Agjencia shtetërore e lajmeve turke Anadolu raportoi se shpëtuesit kishin dalë në vendin e ngjarjes me pamjet televizive që shfaqnin togë tymi që ngriheshin nga një rajon malor.

Avioni zjarrfikës, i marrë me qira nga Rusia, u rrëzua pranë Adanës ndërsa ishte gati të ulej. Zjarret e furishme pyjore në Turqinë jugore kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha këtë muaj, duke rezultuar në humbje të shumta të jetës.

Avioni Rus i rrëzuar

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?