Bota

Po festonte ditëlindjen vetëm në lokal, gruaja surprizohet nga stafi që iu bashkua me duartrokitje dhe përqafime

20 Korrik 2021, 16:37| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:45

  • Share

Videoja e gruas e cila do të festonte ditëlindjen vetëm, por papritur i gjithë stafi i lokalit dhe personat që ndodheshin në ato momente aty iu bashkuan, po prek zemrat e shikuesve.

Ditëlindjet janë nga ato festat të cilat mbledhin miqtë dhe njerëzit e dashur, por kjo gruaja me një tortë modeste teksa po i këndonte vetes këngën e ditëlindjes, papritur u rrethua nga një tufë me njerëz të buzëqeshur, të cilët i falën duartrokitje dhe përqafime.

Momenti i veçantë dhe njerëzor, është “përqafuar” nga njerëzit në internet duke e konsideruar një gjest humanitar dhe të ngrohtë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?