'Po e prisnim të vinte në punë!' Kolegët me lot në sy përcjellin policin e vrarë! Flasin për Report Tv: Ishte djalë shembullor (VIDEO)

15 Maj, 10:52| Përditesimi: 15 Maj, 11:22

  • Share

FIER-  Me lot në sy kolegët e repartit Shqiponja në Fier përcjellin sot Novruz Cenalia për në banesën e fundit. Ende nuk e besojnë çfarë ka ndodhur.

Edhe mesditën e 13 majit po e prisnin të merrin turnin por morën lajmin se shoku I tyre ishte ekzekutuar me plumb në kokë në fshatin Baltëz.

“Po e prisnim që të vinte në punë. Ishte shërbimi i radhës që do të merrnim turnin e pasdites. Ishte lajmi më i rëndë dhe më I pabesueshëm që mund të merrnin” thotë Kristi me lot në sy teksa flet për gazetarin  Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema. 

Humbja për ta është e madhe

“Ishte shumë bashkëpunues. Nuk gjej fjalë. Do ta kujtojmë dhe ai do të jetë mes nesh për të vijuar misionin që kemi’ thotë Kristi.

Një shok i tij kujton se Novruz Cenalia ishte tepër motivues.

“Djalë shembullor, familjar e motivues. Kjo është një dhimbje e madhe” thotë një tjetër koleg për gazetarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema. 

Homazhet po mbahen në teatrin Bylis të Fierit. 28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Autori mbetet ende në kërkim.

S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?