Foto ilustruese

Po drejtonte makinën pa leje drejtimi, po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, tentoi dhe t’i ikte policisë, në pranga 29-vjeçari në Pogradec

31 Dhjetor 2022, 14:31| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:34

  • Share

POGRADEC- Një 29-vjeçar me iniciale D.Gj., ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.  

Gjatë kontrollit në dalje të qytetit të Pogradecit, efektivët i kanë bërë shenjë të riut të ndalojë teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Fiat” pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë.

Ai u largua me shpejtësi dhe pas kësaj forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 2 emigrantët, po ashtu mësohet se i riu nuk kishte as leje drejtimi.

29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?