Po djeg etapat te klubet e moshave, Broja bën hapin e madh në karrierë me Chelsea-n

18 Shkurt 2020, 18:31| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 18:32

  • Share

Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Armand Broja, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. 18-vjeçari i cili është përdorur si një xhol nga ekipet e moshave te Chelsea, pasi herë ka luajtur te U-19 herë te U-21 dhe së fundmi shënoi me U-23, ka firmosur kontratën e parë si profesionist me blutë e Londrës.

Lajmi është dhënë nga vetë Broja i cili në rrjetet sociale për këtë arritje ka shkruar: “Falenderoj prindërit e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë mua dhe më kanë ruajtur shpinën. Nuk do të isha këtu ku jam pa ndihmën e tyre.”

Broja është cilësuar si një talent i madh dhe raportimet nga Anglia thonë se Lampard e ka në mbikëqyerje futbollistin për ta marrë në ekipin e parë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?