Astronautët e NASA-s Jasmin Moghbeli dhe Loral O'Hara në hapësirë ​​

Po bënin disa riparime, astronautët në hapësirë ​​humbasin çantën e veglave! NASA: Ajo mund të shihet me dylbi, nuk përbën rrezik

14 Nëntor 2023, 12:34| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 13:30

  • Share

Astronautët e NASA-s, Jasmin Moghbeli dhe Loral O'Hara, po kryenin një shëtitje të rrallë kozmike jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) më 1 nëntor. Teksa po bënin disa riparime ata humbën çantën e tyre të veglave.

“Gjatë riparimit humbi një çantë me mjete. Çanta u pikas duke përdorur kamera të jashtme, por meqenëse u vlerësua se nuk përbën rrezik për stacionin, me shumë mundësi do të qëndrojë lundruese në hapësirë ​​dhe do të rrotullohet rreth Tokës së bashku me stacionin”, thanë ata nga NASA.

Çanta e bardhë vezulluese tashmë është vënë re nga astronomët nga vende të ndryshme të Tokës, pasi mund të shihet edhe me dylbi. Astronauti japonez Satoshi Furukawa e pa çantën javën e kaluar teksa fluturonte mbi malin Fuji. Objekti do të qëndrojë në orbitën e Tokës për disa muaj dhe më pas do të digjet pas rihyrjes në atmosferë, raporton The Guardian.

Kjo nuk është hera e parë që një objekt humbet në hapësirë, pasi në vitin 2008, austronautja Heidemarie Stefanyshyn-Piper humbi çantën e saj të veglave, teksa po rregullonte një pjesë të dëmtuar në ISS. Humbja e asaj çante bëri që kontrollorët e misionit të ndryshonin planet për shëtitjet e mbetura në hapësirë ​​të planifikuara gjatë misionit të anijes kozmike Endeavour.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?