Kanabis i fshehur në bagazhin e makinës

Po bënin ‘ujdinë’ për 11 kg kanabis për ta trafikuar më pas drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Lezhë (EMRAT)

27 Maj 2023, 13:21| Përditesimi: 27 Maj 2023, 13:29

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën në tentativë për të trafikuar 11 kg kanabis drejt Malit të Zi.

Në pranga kanë rënë Fran Perlika 55 vjeç dhe Neritan Tosuni 25 vjeç. Në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Rrëshenit’ policia arrestoi në flagrancë 55 vjeçarin teksa i shiste kanabisit të riut i cili më pas do e kalonte drejt Malit të Zi.

Ndërkohë, janë është sekuestruar lënda narkotike, 2 automjetet e të arrestuarve, celularët e tyre dhe shuma parash. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?