Po bënin alpinizëm, rrëshqasin nga dëbora 4 alpinistë serb që po kalonin nga Valbona në Theth! Njëri transportohet drejt QSUT (VIDEO)

26 Mars 2023, 14:59| Përditesimi: 26 Mars 2023, 18:17

  • Share

Katër alpinistë serb kanë rrëshqitur nw malin e Jezercws gjatë kalimit nga Valbona në Theth, duke marrë lëndime në trup. Për shkak të terrenit të vështirë, është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë me efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT-së dhe raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht nuk kanë pasur asnjë lëndim. Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas,  forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.

Ai ishte duke eksploruar zonën e Valbonës, kur kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën. 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 26/03/2023 15:14

    Bravo. Dy helikoptere ne ajer, te pakten 10 mije euro dem se ju tek te kalojne Thethin pa shkrire bora akoma. Sherbimet mjekesore per te huajt duhet te behen me pagese.

    Përgjigju
    • Dakord: 26/03/2023 20:09

      Me pagese jane se vijne te siguruar dhe paguan kompania e sigurimeve

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?