Edon Zhegrova

Po bëjnë historinë në Champions League, klubi spanjoll kërkon Edon Zhegrovën

10 Janar, 15:59| Përditesimi: 10 Janar, 16:03

  • Share

Edon Zhegrova u shpall lojtari më i mirë i muajit dhjetor 2023 me klubin e Lille në Francë. Tifozët e preferojnë djaloshin 24-vjeçar dhe për këtë kanë votuar që ai të meritojë një trofe individual.

Nga ana tjetër, në Spanjë bëjnë me dije se Real Sociedad është gati të afrojë lojtarin që në janar. Sulmuesi anësor vlen 10 milionë euro dhe ka kontratë me francezët deri në verën e 2026.

Me ëndrrën që një ditë të veshë fanellën e Barcelonës, Zhegrova mund ta ketë një shtysë më shumë kalimin në La Liga dhe për të rënë në sytë e katalanasve. Baskët e Sociedad janë në vendin e gjashtë në La Liga dhe prej disa sezonesh janë faktor në futbollin spanjoll, teksa së fundmi luajnë edhe në Champions League.

Në grupin D të këtij turneu, Sociedad la pas Interin dhe doli para në renditje, teksa në 1/8 do përballet me PSG-në. Sipas medieve në Spanjë, Sociedad është futur në garë për sulmuesin e Kosovës dhe pritet t'i prish punë klubeve nga Bundesliga, që po ashtu i janë vënë pas "luanit" Dardan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?