Sport

"Po bëjmë gabime 'copy paste'," Trajneri Daja i zhgënjyer me mbrojtësit e Partizanit! Shkëmbi: Dinamo e lumtur për barazimin

2 Tetor 2021, 11:02| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 12:09

  • Share

Mungonte prej 12 vitesh derbi Dinamo-Partizani në Superligë dhe pritshmëritë për një ndeshje të bukur rezultuan të vërteta, pasi në ‘Elbasan Arena’ pati disa episode. Në fund ekipet morën nga një pikë për shkak të barazimit me shifrat 1-1, por Partizani u ndëshkua edhe njëherë si pasojë e një gabimi elementar, ndërsa Dinamo mbeti me një lojtar më pak që në fundin e pjesës së parë, pasi Safronac u ndëshkua me të kuq.

Në 45 minuta Partizani ia arriti vetëm të barazonte me Junior, që realizoi me penallti, por kur kanë kaluar 4 javë kampionat ende nuk e njofin fitoren.

Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Po ndodh gati si ‘cop paste’, në çdo ndeshje gabime. Nëse nuk do ishin këto gabime, që gjithmonë po shkojnë në favor të kundërshtarit, gjërat do të ishin ndryshe. Kur ndodhin këto është shumë e vështirë të përmbyshësh. Kemi ndryshuar edhe modul që mbrojtësat të mos kenë direkt presionin e kundërshtarit, por prap po përsëriten.”

 Tedi Cara, futbollist i Partizanit: “Ishte një ndeshje që e filluam mirë, e dominuam, por një gabim na kushtoi shumë. U munduam shumë ta përmbysnim, gabuam shumë raste. Personalisht ndihem shumë keq sepse nuk e ndihmova sa ç’duhet ekipin.”

Ndërkohë te Dinamo edhe pse pretendonin 3 pikët janë sërish të lumtur për barazimin.

Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos: “Jam i kënqur me mënyrën se si shkoi, me 10 lojtarë kundër një ekipi shumë të mirë, gjithmonë i vështirë si kundërshtar. Falenderoj djemtë për sakrificën që bënë dhe shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të përmirësohemi akoma më shumë.”

Pas 4 ndeshjesh në Superligë Dinamo është në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Partizani ka vetëm 3.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?