Anthony Fauci

'Po bëhet një punë e shkëlqyer kundër koronavirusit', Fauci: Deklaratën time e përdorën jashtë kontekstit! Nuk i adresohet politikanëve

12 Tetor 2020, 08:11| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 08:13

  • Share

Një deklaratë e shkencëtarit amerikan, Anthony Fauci është bërë  pjesë e një debati në ShBA. Ajo është përdorur në një reklamë fushate ku Fauci shprehet se 'nuk mund të imagjinoj që dikush mund të bëjë më shumë' për të luftuar Covid-19, duke hamendësuar se ai po flet për Presidentin Trump.

Por vetë shkencëtari amerikan thotë se ajo është nxjerrë nga konteksti dhe po përdoret nga qeveritarët gjatë fushatës elektorale.

Ai thotë se këtë mesazh e kishte për bluzat e bardha dhe jo për presidentin.

"Komentet e mia të cilat merren dhe përdoren pa lejen time në reklamën e fushatës u nxorën nga konteksti nga një deklaratë e gjerë që bëra muaj më parë në lidhje me përpjekjet e zyrtarëve federalë të shëndetit publik," shtoi Dr Fauci.

Fauci thotë se nuk ka mbështetur asnjëherë kandidatë politikë.

"Në gati pesë dekada të shërbimit tim publik, unë kurrë nuk kam mbështetur publikisht ndonjë kandidat politik," tha ai, në një deklaratë dërguar agjensisë së lajmeve AFP.

Eksperti i sëmundjeve infektive më parë është përplasur me Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?