Një grua kineze me maskën e Covid-19 në Kinë

Pneumoni misterioze tek fëmijët, OBSH kërkon informacion nga Kina

23 Nëntor 2023, 10:00| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 10:02

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Kinës të japë informacion të detajuar mbi rritjen e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe shpërthimeve të pneumonisë të raportuara tek fëmijët.

Kjo gjë vjen pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Pekin, në një konferencë për shtyp më 13 nëntor, raportoi për një rritje të fenomenit në vend, raporton La Repubblica.

Agjencia shëndetësore e OKB-së, në një njoftim tha se autoritetet kineze ia atribuojnë rritjen e rasteve të heqjes së kufizimeve anti-Covid dhe qarkullimit të patogjenëve si gripi, mycoplasma pneumoniae (një infeksion bakterial i zakonshëm që prek fëmijët më të vegjël), të frymëmarrjes, virusi sincicial dhe virusin që shkakton Covid-19..

Për më tepër, autoritetet kineze kanë theksuar nevojën për të forcuar mbikëqyrjen në objektet dhe komunitetet shëndetësore, si dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese të sistemit shëndetësor.

OBSH tha se Kina veriore ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin në krahasim me të njëjtën periudhë në tre vitet e mëparshme.

Ata janë në pritje të informacionit të mëtejshëm, pasi agjencia rekomandoi ndjekjen e masave më të përshtatshme për të reduktuar rrezikun e infektimit, bazuar në vaksinën, distancën nga personat e sëmurë, izolimet në rast infeksioni, analizat dhe trajtimet mjekësore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?