Plumba drejt lokali në Kamzë, ka dy pista ku po hetohet! Pronari e kishte dhënë me qira

11 Mars 2023, 08:58| Përditesimi: 11 Mars 2023, 09:01

  • Share

1678211521_policia.JPG

Report Tv ka mësuar detajet të reja për ngjarjen e mëngjësit të sotëm në zonën e Kamzës ku drejt një lokali u qëllua me armë.

Gazetari Sokol Dema raporton se lokali është në pronësi të Astrit Lami, por e ka lënë me qira tek personi tjetër Ndriçim Mullhaj. Nuk njihet person me precedent penal. Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut, edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Si pistë të dytë hetuesit kanë atë që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.


Lajmi kryesor:

Plumba në drejtim të një lokali në Kamëz, 2 pistat ku po heton policia! Pronari e kishte dhënë me qira


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?