Shkoder, vendi ku ndodhi plagosja e Ndue Prekës, 9 qershor 2024

Plumb në këmbë 30 vjeçarit në Shkodër, policia identifikon autorin pas 2 ditësh, është nga Fushë Kuqe

11 Qershor, 13:01| Përditesimi: 11 Qershor, 13:04

  • Share

Shkoder- Një 25 vjeçar nga Fushë Kuqja e Krujës është identifikuar si autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit 2024 në qytetin e Shkodrës.

Ndue Preka, 30 vjeç u plagos me armë zjarri në këmbë në lagjen “Mark Lula”. Policia e Shkodrës thotë se 25 vjeçari banues në Fushë Kuqe, i identifikuar si K.K është autor i ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim.

“Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë”

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit. Policia nuk jep detaje mbi motivin pas kësaj plagosjeje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?