Zvicra që nga 29 marsi 2024

Pluhuri afrikan ‘pushton’ Europën, 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës! Ja çdo të ndodhë nesër në vendin tonë

30 Mars, 19:58| Përditesimi: 30 Mars, 20:06

  • Share

Grimcat ranore nga shkretëtira e Saharasë, që mbuluan lehtësisht edhe vendin tonë pak ditë më parë janë kthyer në një problem serioz për qytetarët zvicerianë.

Mesa duket, Zvicra deri më tani ka qenë vendi më i prekur nga ky fenomen, pasi sipas meteorologut zvicerian Roman Brogli rreth 180 mijë ton pluhur nga Saharaja ka pushtuar qiellin dhe ajrin në Zvicër.

Brogli analizoi përmasat e kësaj dukurie këtë vit, duke vënë në dukje se ajo ka tejkaluar rastet e mëparshme.

Sipas mediave, rritja e dendësisë së këtij pluhuri në ajër u bë nga një rrymë e fuqishme ajri. Kjo rrymë ajrore transportoi grimcat e rërës nga shkretëtira e Saharasë në Afrikën veriore në qiellin e Zvicrës qysh të premten.

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.

Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Ora 19:42
FOTOLAJM/ Spektakël në Zvicër, pluhuri i Saharasë ‘pushton’ qiellin

Erërat e mbërritura nga Saharaja kanë mbuluar qiellin zviceran. Që nga e premtja qielli në Zvicër është bërë më i padukshëm por edhe ka marrë një nuancë portokalli.

Ky fenomen ndodh çdo vit megjithatë këtë radhë nga rëra që grumbullohet cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. AirCHeck, aplikacioni që ofron të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit, raporton se ndotja e është e lartë nga jugperëndimi në verilindje të vendit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?