Plotësohet amaneti i Moikom Zeqos, homazhet në Muzeun Historik Kombëtar

16 Qershor 2020, 17:20| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 17:23

  • Share

Homazhet në nderim të poliedrikut Moikom Zeqo do të mbahen më Muzeun Historik Kombëtar ditën e shtunë (20 qershor), nga ora 10.00-14.00. Sipas familjarëve, ky ka qenë edhe amaneti i eruditit, i cili ka kontribuuar, si drejtor i këtij institucioni për 8 vite radhazi, 1997-2005. Shkrimtari dhe poeti u shua mëngjesin e 15 qershorit pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, leucemi akute. E megjithatë, kontributi i tij mbetet i paçmuar në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.

Nga miqtë edhe kolegët Moikom Zeqo cilësohet, si një ndër intelektualët e paktë, që ia kushtoi jetën krijimtarisë, familjes, por mbi të gjitha emancipimit të politikës edhe shoqërisë shqiptare.

Gjatë viteve të fundit, ndonëse u shkëput plotësisht institucionet shtetërore, ai nuk hezitoi kurrë së qeni një zë kritik për çështje të rëndësishme për vendin, qoftë politike, të trashëgimisë kulturore edhe shumë fusha të tjera.

Moikom Zeqo u lind në qytetin e Durrësit. Kreu studimet e larta për Gjuhë Letërsi në Tiranë. Në vitin 1973 kritikohet për hermetizëm në krijimtarinë e tij poetike, edhe e dërguan mësues në Rrogozhinë. Pas kësaj, Zeqo angazhohet në fushën e arkeologjisë, ku thellon edhe më shumë dijet, të cilat do t’i shërbenin edhe në krijimtarinë e tij letrare, duke u konsideruar sot si një ndër poetët e paktë elitarë, që vendi ynë ka nxjerrë.

Në fillim të viteve ’90, Zeqo merr pjesë përkrah Dritëro Agollit në rithemelimin e Partisë Socialiste, më tej u emërua ministër Kulture, ndërsa nga viti 1992-’97 ishte pjesë e Kuvendit Shqiptar, si deputet i PS-së.

Moikom Zeqo mbante titujt “Mjeshtër i madh” edhe “Gjergj Kastëriot Skënderbeu”.

Komento

Komente

  • Sejdi Veseli: 17/06/2020 20:36

    Me dhembje të madhe mësuam lajmin e hidhur për ndarjen fizike nga jeta, të korifeut Moikom Zeqo. Ngushëllime familjes, miqve të shumtë dhe popullit në përgjithësi. I qoftë i lehtë dheu besnikut të Atëmëmëdheut dhe u përkujtoftë përjetësisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?