Nje nga mbledhjet e meparshme te KLP

Plotësimi i vendeve vakante, KLP pezullon aplikimet për kandidatët! Shkak urdhri i ministrisë për ndalimin e grumbullimeve

18 Nëntor 2020, 17:24| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:29

  • Share

KLP ka pezulluar aplikimet për plotësimin e vendeve vakante, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

Aktualisht në KLP janë dy vende jane bosh, ai i Besnik Canit dhe Arben Dollapit të shkarkuar nga Vettingu. Per t'u zgjdhur dy prokurorë te tjerë duhet të thirret mbledhja e pergjithshme e prokuroreve që e ka tagër kryeprokurori.

Me këtë vendim KLP e ka pezulluar këtë mbledhje deri në një moment te dytë. Automatikisht mbeten dy vakanca, dhe nga 11 anëtarë  që duhet të ketë KLP, aktualisht ka 9 dhe do mbeten 9 deri sa prokurorët të zgjedhin dy emra të tjerë të zëvëndësojnë Canin e Dollapin.

"Pershendetje te gjitheve! Me urimin qe te jeni sa me mire me shendet lutem gjeni si me poshte njoftimin per  pezullimin e  procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP . Tiranë, 18.11.2020 Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020, deri në një njoftim të dytë.  

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve", njofton KLP.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?