Gjykata Kushtetuese

Plotësimi i Kushtetueses/ KED sërish ankesë: Agjensia e Kadastrës nuk sjell informacion për gjyqtarët

29 Qershor 2022, 09:21| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 09:24

  • Share

KED ka dërguar sërish ankesë për agjensinë e Kadastrës pasi nuk jep informacionin që kërkojnë për gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën Kushtetuese. Por nuk ka asnjë përgjigje nga Agjensia e Kadastrës.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi konstatoi sërish mungesën e informacionit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, vendosi të njoftojë këtë të fundit lidhur me Drejtoritë dhe Zyrat Rajonale të cilat deri në mbledhjen e sotme, kane sjellë informacionin e kërkuar nga KED dhe për rrjedhojë edhe ato të cilat nuk e kanë sjellë këtë informacion", thuhet në njoftim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, po punon për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë të përsëritur, KED i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale të regjistruara në regjistrat e pasurive të paluajtshme të kandidatëve që kanë shprehur interes për t`u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe personave të lidhur me ta, për arsye se disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë përcjellë ende përgjigje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?