Kronikë

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, deri tani vetëm 1 kandidat për 3 vendet vakante që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë

22 Qershor 2021, 11:41| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 11:52

  • Share

Më 3 qershor Gjykata e Lartë rinisi procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.  Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se deri më tani ka vetëm një kandidaturë për tre vende vakante.

Me tre gjyqtarët e rinj do të bëhet plotësimi i plotë me 9 gjyqtarë i Kushtetuese, e cila aktualisht ka 6 anëtarë me mandat të rregullt dhe kryetaren Vitore Tusha e cila po qëndron në detyrë me mandat të përfunduar. Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019. 

Problematikat e këtij procesi janë 2, e para sepse mungojnë kandidaturat pasi shumë pak gjyqtarë plotësojnë kriteret kushtetuese ndërkohë që edhe nëse një problem i tillë nuk do të ishte në Gjykatën e Lartë nuk plotësohet kuorumi për të zhvilluar një mbledhje të vlefshme për zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.  Gjykata e Lartë duhet të ketë 17 anëtarë dhe për ta bërë një mbledhje të vlefshme për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses duhet të marrin pjesë 3/4 e anëtarëve pra mbi 13 anëtarë.

Duke marrë shkas nga rihapja e procesit të kandidimit për të gjithë gjyqtarët nga Gjykata e Lartë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i bëri thirrje në intervistën për Report Tv të gjithë gjyqtarëve që të aplikojnë pasi sipas saj është koha për të bërë diçka të mirë për vendin.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?