Plot 30 ndeshje pa humbje, Argjentina bën detyrën dhe mposht pastër 3-0 Venezuelën

26 Mars 2022, 02:25| Përditesimi: 26 Mars 2022, 02:28

  • Share

Argjentina ka arritur të fitojë me rezultatin e pasër 3-0 përballë Venezuelës në ndeshjen e parafundit të grupit të Amerikës Latine për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Gonzalez në minutën e 34 të pjesës së parë, e më pas në minutat e fundit të ndeshjes dhe dy herë të tjera me Di Marian dhe Messin, përkatësisht në minutat 79 dhe 82.

Me këtë fitore Argjentina qëndron në vendin e dytë, me 38 pikë, 4 më pak se Brazili i vendit të parë. Ekipi i Leo Messit kështu vazhdon rrugëtimin fantastik, duke arritur në shifrën e 30 ndeshjeve pa humbje.
 

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?