Plëndës viçi me domate nga zonja Albana

21 Shkurt, 11:48| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:50

  • Share

Plëndës viçi me domate

Përbërësit:

  • 1 kg plëndës viçi
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 qepë
  • 1 hudhër
  • 1 gjethe dafine
  • 1 gotë verë
  • 1 filxhan kafeje vaj
  • 3-4 domate
  • Rozmarinë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar mirë plëndësin e presim në rripa të hollë dhe e përvëlojmë 10 minuta me ujë të vluar, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë. Qepën ndërkohë të grirë në rende e kaurdisim me me gjalpë e pak vaj. Më pas shtojmë plëndësin e prerë, hudhrat, rozmarinë, dafinë dhe kripë. Pas 5-10 minutash, shtojmë verën dhe sapo të avullojë shtojmë ujë sa të mbulohet plëndësi. Pasi të ziejë 15 minuta, hedhim domatet e prera hollë. Vijojmë me zierjen derisa të bëhet gati gjella, e cila shërbehet e ngrohtë në pjata të thella.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?