VIDEOLAJM/ Plazhi nuk njeh stinë në Vlorë! Pushuesit 'sfidojnë' dimrin dhe lahen në det

14 Janar 2023, 11:42| Përditesimi: 14 Janar 2023, 15:05

  • Share

Kur të gjithë vishemi me rroba të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarë që i drejtohen detit për të notuar.

Ish-lojtarin e flamurtarit Rrapo Taho sëbashku me shokët e tij e gjejmë çdo fundjavë në ujërat e akullta të detit të Vlorës duke bërë not.

“Çdo fundjavë argëtohem e lahem. Ujërat janë vërtet të ftohta por ambientohem shpejt. Në ccdo periudhë lahemi pavarësisht se koha nuk është e përshtatshme. Nuk na bën përshtypje ky i ftohti. Koha është e këndshme. Pak vlonjat jemi kështu. Lahen në pjesë të ndryshme. Këtu na vijnë dhe shumë nga Fieri”, tregoi Taho.

Në ujë nuk qëndron më shumë se 20 minuta. Aq thotë 63-vjeçari i mjaftojnë për marrë vetitë kurative, por edhe për të kryer stërvitjen.

“15-20 minuta. Më shumë rri në ujë. Shokët e mi rrinë pak më tepër. E kam bërë si program notin. Çdo fundjavë që jemi pushim. Të shtuna dhe të diela”, tha sportisti Rrapo Taho.

Thuajse në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës gjen qytetarë që sfidojnë motin e ftohtë, ndërsa ka nga ata që vijnë edhe nga Fieri.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?