Kronikë

Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit

1 Korrik 2021, 17:57| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 18:15

  • Share

Vetëm 30 km larg qendrës së Vlorës, plazhi i Hidrovorit në bregdetin jugor është harruar prej më shumë se 30 vitesh.

Plehrat e përhapura në zonën rënorë përgjatë vijës bregdetare, nuk I tregojnë asgjë syrit veçse një kohë të ndaluar në këtë perlë për turizmin.

Të paktë pushues në plazhin e Hidrovorit janë disa të moshuar që banojnë pranë. Ata thonë se zona është e ndotur, dhe këtu asnjëherë nuk është vënë dorë, madje as nga komuna Novoselë.

 “ Kemi 30 vjet që vijmë këtu. Më pëlqen se është i qetë por do pak infrastrukturë, të rregullohet rruga dhe këto lokalet t’i lejojnë që  të vijmë se në duam një pikë ujë, a një kafe se jemi pensionistë” shprehet një e moshuar pensioniste.

“Plazhi i mirë, i qetë pot ë ketë pastërti dhe të ketë dhe rrugën më të mirë” thotë një zonjë

“Këtu po të ketë pak vëmendje, këtu është një perlë”, shprehet një pushues i zonës.

Për situatën është në dijeni edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Ervis Moçka. Në një intervistë për Report TV tregoi për aksionin e pastrimit që sapo nisi këtë të enjte.

 “Siç e shikoni ka filluar pastrimi dhe sistemimi që edhe kjo zonë të jetë gati për sezonit turistik pasi është një mrekulli e natyrës. Gjithashtu këto ditë bëhet dhe vendosja e ndriçimit në zonë, e cila është një nevojshmëri", u shpreh Moçka.

Plazhi i Hidrovorit është nga të paktët plazhet publike që ka hapësirë dhe terren të favorshëm për pushues të moshave të ndryshme. Por prej 30 vjetësh I mbuluar nga plehrat, vizitohet çdo herë e më pak.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?