‘Rërë falas’, shtohet hapësira për plazhe publike në Durrës, shkon në 30%! Sako: Ky sezon do të jetë sukses për turizmin

31 Maj 2023, 13:49| Përditesimi: 31 Maj 2023, 16:27

  • Share

Bashkia e Durrësit është në përfundim të realizimit të masave për sezonin turistik, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në plazhin më të madhe të qytetit.

Këtë vit, pas vendimit të qeverisë, ka ndryshuar raporti i hapësirës publike me atë private në plazhet e vendit. Kështu nga 20 për qind që ishte vjet, këtë vit 30 për qind e hapësirës së rërës do të jetë plazh publik, ndërsa 70 përqind do të jenë stacione plazhi që do të menaxhohen nga hotelet buzë detit.

Në një prononcim për mediat kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako është shprehur se për momentin 80 përqind e hoteleve që gjenden ën vijën e parë të plazhit janë të prenotuar për gjithë sezonin, ndërkohë që këtë vit pritet të tejkalohet shifra e 1 milion turistëve që kanë vizituar vitin e kaluar Durrësin.

"Ne kemi filluar, pjesën e punës për mirëmbajtjen e plazheve për t’u përgatitur për sezonin. Kemi bërë të mundur plugimin e rërës, heqjen  e leshterikut etj. Vjet kemi pasur mbi 1 mln turistë dhe këtë vit po përgatitemi për sukses në turizëm. Rreth 80% të hoteleve në vijën e parë janë të prentoruara që do të thotë se do të kemi sukses. Dhe bashkia mbetet e përkushtuar për të punuar për mbrojtjen e mjedisit dhe për të dhënë një shërbim sa më të mirë për qytetarët e Durrësit dhe për turistët. Kemi bërë një projekt që ëhstë në përfundim, kemi shëtitoren do të parashikohen dhe shërbimet hidrosanitaret dhe dhomat e zhveshjes. Deri më datë 15 do të jenë të mbyllura. Dhe kjo do të zgjidhë këtë problem. Kullat e vrojtimit do të jenë patjetër të përfshira. Për Durrësin ka rëndësi të veçantë pjesa e sigurisë. Sa u takon subjekteve të licencuar, Sako tha se kjo punë është në vijim dhe në vazhdim.” - thotë Sako.

Bashkia pritet të ketë një kujdes të shtuar edhe në drejtim të menaxhimit dhe pastrimit të plazhit nga mbetjet urbane, të cilat do të largohen 3 herë në ditë. Këtë vit, pas vendimit të qeverisë, ka ndryshuar raporti I hapësirës publike me atë private në plazhet e gjithë vendit.

30 përqind e hapësirës do të jetë në dispozicion për publikun pa pagesë, ndërsa 70 përqind do të jenë parcela private që do të menaxhohen nga hotelet buzë detit. Bashkia e Durrësit administron një vijë të gjatë bregdetare që nis nga Kepi I Rodonit në veri të Durrësit deri në Shkëmbin e Kavajës, në kufi me Golemin.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 12/06/2023 00:29

    duhet te kete edhe stacione plazhi publike per pushuesit ditore sic po mendon privati per ato ne dhoma hoteli

    Përgjigju
  • Besi: 01/06/2023 02:48

    Kjo puna e 20% ose 30% eshte nje genjeshter e madhe, plazhet publike nuk zene as 1% ose 2% te totalit. Po i detyrojne njerezit te paguajne minimalisht 15000 leke ne muaj per nje cader me dy shezlone.

    Përgjigju
  • Mario: 31/05/2023 19:48

    Pune e denje per nje plazh te paster dhe me shume hapesira te gjelberta. Do duhet te shihen edhe distancat midis cadrave ne parcelat e rezervuara hoteleve per nje turizem me cilesor dhe elitar

    Përgjigju
  • Beni: 31/05/2023 18:37

    Me ata ordinera qe ke ti ne stafin e Bashkise eshte per te ardhur keq qe ai qytet administrohet nga nje tuf te pa aftesh, sidomosh Polcia Bashkiake dhe Drejtorat e Drejtorive! Prit Shqiperi se do behesh....

    Përgjigju
  • Lui: 31/05/2023 16:11

    Cfare eshte ky raport 70% per privatin dhe 30% publik?! DUhet te jete e kunderta. Nuk ka asnje vend ne bote qe ka kete raport me bregdetin. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo. Idealja eshte 100% publik. Por te pakten te jete 60-70% publik dhe pjesa tjeter privat.

    Përgjigju
  • A. N.: 31/05/2023 14:57

    Propagande boshe kjo 70/30 sepse plazhet publike maten me pikatore ngaqe i jepen siperfaqe rere per shfrytezim edhe hoteleve qe jane ne vijen e peste apo restoranteve qe nuk kane sherbim hotelerie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?