Plazhi i Pishporos në Fier

Plazhet pa roje, 35-vjeçari mbytet në plazhin e Pishporos në Fier! Pushuesi në Shëngjin shpëtohet nga familjarët

8 Korrik 2023, 21:06| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 21:21

  • Share

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në Fier duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., banues në Levan.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.

Një tjetër pushues nga Kosova në Shëngjin është shpëtuar nga familjarët e pushuesit e tjerë që e kanë nxjerrë nga uji dhe e dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ora 17:55
Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet në plazhin e Shëngjinit, familjarët arrijnë ta shpëtojnë

Një tjetër pushues rrezikoi të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji, e më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet po në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.

Më parë, Report Tv raportoi se përgjatë vijës bregdetare të Lezhës nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë mbi 500 stacione plazhe, por në pjesën më të madhe të tyre mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa dhe aty ky janë nuk ka roje plazhi.

Komento

Komente

  • Kristi: 10/07/2023 14:20

    Si ka mundesi mor ba bam që mbyten pushuesit ne det kur bashkite i kanë marre masat me kohë dhe e kane 'mbyt' plazhin me 'kulla e roje plazhi'..!? Se ne si qeveri n'a vijne të dhënat se kullat dhe rojet e plazhit funksionojnë 'perfekt'..,apo ka korrupsion dhe këtu !? Çudi si nuk i sheh ligji këto shkelje në ditën me diell! Eh thuaj,shteti ne kohë pushimesh është me "pushime" dhe qeveria nuk ka nge të merret dhe me vogëlsira,se që të thuash ti zotrote,ne n'a mjafton që n'a vijnë turistë nga Afrika dhe Azia ,se ja,j'a kanë bërë bam sivjet dhe ata nuk kanë nevojë shumë për roje plazhi ,se me varka e me not kanë çarë oqeanet. Pastaj siç thotë dhe Rudina,një gazetare që s'ja ha qeni shkopin,(se është andej nga anët tona,s'dua të më keqkuptojë),hotelet nuk qenkan bërë për shqiptaret dhe ateherë 'pa dashje mendoj',mos është menduar dhe për plazhet kështu,që të mos i shërbejnë shqiptarëve.!? T'a haj dreqi t'a haje,që kur bërtisja nëpër sheshe me ca 'trushkulur'të tjerë,se do t'a bëjmë Shqipërinë si Zvicera,tash e 33 vjet,vërtetë ashtu ndodhi,sot jemi "krenar" që ia kemi 'dhje*ë' edhe Zvicrës,se kemi më shumë oligarkë se ata,se shqiptaret tash skanë nevojë të punojnë në Shqipërinë-Zvicër,se ata qe deshën të punonin ikën,emigruan,por ama ata që ngelën ,janë të gjithë "pronarë" hotelesh,restorantesh e kafenesh,jane gjithashtu pronarë çadrash tek 'rona e pahedhur',janë sot këtu 'mbretërit' e tallavasë në muzikë,por janë 'mbretërit' e një shoqërie 'të re tallava',që po mbushet me pensionista europianë të vetkënaqur nga mungesa e shtetit këtu dhe të shtyjnë sa të shtyjnë qar e kanë,po 'bumi' vjen nga Bangladeshi dhe Afrika,të cilët po adaptohen dhe integrohen shpejt me tallavane shqiptare dhe se shpejti do kene dhe perfaqesuesit ne parlament dhe bashkira,por deri atëhere ata janë 'skllevërit' tanë që do të n'a shërbejnë në çdo cep të vendit. Jemi nje vend i hapur ku globalizmin e kemi kuptuar më mire se kushdo,sepse edhe ligjet i pershtasim jo qe te stimulojmë qytetarin shqiptar te qendroje ne vendin e tij,por mundesisht të iki një orë e më parë.Skishim rruge tjetër ,vetem kështu,se ndryshe Zvicra nuk 'u kapte'. Dhe ja ia dolëm !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?