Plazh në tetor/ Turistët nga Ukraina e Bjellorusia zgjedhin Vlorën: Na pëlqen, nuk kemi ftohtë

5 Tetor 2020, 16:47| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:01

  • Share

Është fillim tetori por plazhet e Vlorës nuk janë braktisur edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Në bregdet gjejmë vetëm turistë të huaj, nga Ukraina dhe Bjellorusia.

"Nuk kemi aspak ftohte madje këtu është shumë ngrohtë krahasuar me Ukrainën. E shijojmë detin në vjeshtë, këtu në Vlorë është qetësi", shprehet një pushuese.

"Jemi nga Ukraina dhe vijmë për herë të parë në Shqipëri. Në Vlorë kuzhina e shkëlqyer, një vend me infrastrukture të pëlqyeshme  dhe njerëz të mrekullueshëm", shprehet një tjetër pushuese.

"Jemi nga Bjellorusia. Moti është shumë i mirë këtu në Vlore edhe pse ka pasur shira disa dite me parë. Nuk është ftohtë, do të vij përsëri dhe do të zgjedh vjeshtën sepse me pëlqen ajri i freskët", thotë një turist. 

"Më pëlqen vjeshta, ne nuk kemi ftohtë pasi në vendet nga vijmë është shumë më ftohtë. Do të kthehemi përsëri të bëjmë plazh në vjeshte", shprehet një tjetër.

Këtë vit për shkak të pandemisë dhe mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së, bregdeti shqiptar ka njohur rritje të numrit të turistëve nga Europa Lindore.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?